• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori turk

Paparazzi, Slider



Aktori dhe muzikanti i njohur turk Recep Aktug ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 65 vjeçare si pasojë e një sëmundje në mushkëri. Aktug, që njihet nga ne si Hilmiu në serialin “Dashuri e ndaluar” numëron dhjetëra role si aktor dhe disa albume muzikore.

Lamtumira e fundit i është dhënë paraditen e sotme në varrezat e Zincirlikuyu në Stamboll ku të pranishëm kanë qenë familjarët e tij,Në vitet 2004-2005 ai ka luajtur në serialin “Lugina e Ujqërve”, gjatë viteve 2008-2010 është xhiruar edhe seriali “Dashuri e ndaluar”  ndërsa në vitin 2010-të ka luajtur një rol në serialin “Ezel”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *