• |
ide | kryesore

Selena Gomez tregon projektin e ri jashtë muzikës

Paparazzi, Slider



Pas Rihanna-s, është radha e Selena Gomez-it të vijë me linjën e saj të bukurisë.

Pak orë më parë, këngëtarja prezantoi në llogarinë e Instagram-it linjën “Rare Beauty”, që do të dalë në treg në verën e 2020-ës. Gomez dukej shumë e emocionuar teksa fliste për linjën që mban emrin e këngës së saj të fundit “Rare”. “Po lançoj linjën time të bukurisë që quhet “Rare Beauty”. Eshtë diçka për të cilën kam punuar për 2 vite. Eshtë shumë e rëndësishme për mua, sepse doja të krijoja një markë që t’ju bënte të ndiheshit mirë dhe komode. Sipas yllit të Disney-it, ky projekt nuk është thjesht një markë më shumë bukurie, por do të kthehet në stil jetese për vajzat, gratë, djemtë dhe burrat.

Të gjitha produktet janë krijuar nën filozofinë e këngëtares që thotë: “Ne nuk jemi këtu për t’u dukur si gjithë të tjerët. Ne, duhet të dukemi vetëm si vetja!”

Linja pritet të jetë në çdo dyqan të Sephora-s dhe që tani, “Rare Beauty” ka një llogari Instagram-i.

Selena Gomez zbulon projektin surprizë!

Linja do të përfshijë parfume, kolonja, produkte për trupin, flokët, hidratues, të gjitha llojet e produkteve të bukurisë dhe vajra të ndryshëm.

Prej kohësh, këngëtarja përpiqet t’i bëjë njerëzit të gjejnë bukurinë tek inperfeksionet dhe çfarë tjetër mund ta pasqyrojë më mirë se një linjë e tillë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *