• |
ide | kryesore

Alida Duka tregon për operacionet plastike

Paparazzi, Slider



Alida Duka është një nga këngëtaret që ka shumë vite në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka folur për projektet e saj muzikore si edhe për kujdesin që tregon ndaj vetes në koncertet e shumta që bën.

Alida tregoi se kujdeset shumë për look-un e saj e se shpesh herë i duhet që makeup-in ta realizojë vetë. Ajo pranoi ne studio se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike, pasi ka frikë nga transformimet ekstreme, që shpesh i ka parë edhe te këngëtaret e tjera.

“Parimi që kam është që nuk dua të shoh stilin e të tjerëve, kam pikësynimin të bëj cfarë dua vetë. Look-un për këtë videoklip e kam bërë për gjysmë ore.

Alida tregoi edhe një histori shumë qesharake që i ka ndodhur teksa ishte në aeroport. Ajo beri nje transformim ndryshe nga herët e tjera, aq ndryshe sa motra e saj nuk e dalloi.

Do nisesha për një koncert në Angli dhe do më shoqëronte motra. Nga puna do shkoja direkt në aeroport, kisha marrë valixhen me vete. Do ndërrohesha në aeroport për koncertin sepse nuk kisha kohë. U ndërrova, bëra një ndryshim total dhe motra nuk më njohu. Kisha ndryshuar komplet cdo gjë, veshjen, look-un ndaj nuk më njohu. E ndaj jetën e përditshme me jetën artistike, ku dua të jem e “cmendur” dhe e veçantë. Ma thonë të gjitha që nuk kam ndryshuar fare. Ndërhyrje nuk kam bërë, kam shumë frikë mos humb origjinaliteti i fytyrës. Shoh shumë kolege të mia që I ka humbur origjinaliteti. Ndoshta do të vijë dita që do bëj dicka dhe unë si të tjerët, por kur shoh koleget që i  ka humbur e qeshura natyrale, mimika, kam shumë frikë.” shprehet këngëtarja Alida Duka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *