Festë e madhe në Stamboll, ku tifozët e Galatasaray kanë zbritur në shesh për të celbruar një sukses historik. Kishte në fakt 21 vjet (ishte 22 dhjetori 1999 e për ironi të fatit në pankinë ishte edhe atëherë Fatih Terim) që verdhekuqtë nuk triumfonin në transfertë në derbin e zjarrtë kundër Fenerbhace, që edhe këtë herë është dukur më tepër një luftë se një ndeshje futbolli: 12 kartona të verdhë e 3 të kuq në përfundim të një sfide pa ndalim goditjesh, që ka parë skuadrën e Terim të imponohet me rezultatin 3-1.
https://www.youtube.com/watch?v=0vqMUMayGeI