• |
ide | kryesore

Prindër e nxënës nën ankthin e helmimit të përsëritur në Fier, një e mitur dërgohet me urgjencë në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdon situata kaotike në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues, ndërsa ky ishte rasti i dytë i përsëritur në pak javë.

Nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.

Ditën e sotme janë kryer të gjitha kontrollet nga Drejtoria e Shëndetit Publik, prej ku ka rezultuar se gjithçka është në rregull.

Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë paniku te nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital. Nxënësja është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, ndërsa gazetari Kuçi raporton se ajo ka pas gjendje ankthi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *