• |
ide | kryesore

28-vjeçari me koronavirus mori pjesë 3 ditë më parë në një ceremoni mortore

Lajme, Të fundit



28-vjeçari nga Tirana që konsiderohet si “pacienti zero” për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë ka bërë për 2 javë një jetë të zakonshme. I riu mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt, nga Firence e Italisë dhe duke pasur virusin me vete infektoi dhe të atin, 54 vjeç.

Mësohet se i riu 3 ditë më parë ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore ku sipas zakoneve shqiptare ka takuar të gjithë të pranishmit për t’i ngushëlluar. Shefja e ISHP-së Silva Bino tha në emisionin “Open” se ishte vënë në dijeni për këtë fakt dhe po punohet për identifikimin e personave me të cilët ka pasur kontakte i riu.

Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Perveç ceremonise mortore,duke qene se ka dhe biznese dhe shoqeri e miqesi te jashtzakonshme !Edhe miqte e tij kane lokal shume te madh ne Laprake !Bar “Alesio”ku 28 -vjeçari ka wene shume e shume here !!!!Kujdes ?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *