• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Brian Dennehy

Paparazzi, Slider



Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori veteran Brian Dennehy.

Lajmin e hidhur e dha vajza e tij Elizabeth e cila shkroi në llogarinë e saj në Twitter :

‘Me hidhërim të madh njoftojmë se babai ynë Brian ndërroi jetë për shkaqe natyrore dhe jo të lidhura me Koronavirusin.Ai ishte një baba dhe një gjysh i përkushtuar që do të na mungojë’. Për punën e tij, Dennehy është vlerësuar me një Glob të Artë dhe gjashtë nominime Emmy.

Gjithashtu fitoi dy çmime Tony për rolet në “Death of a Salesman” në vitin 1999 dhe “Long Day’s Journey Into Night” në 2003. Brian është i njohur për shumë role në filma si ‘First Blood’ ‘Presumed Innocent’ ‘ Tommy Boy’ etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *