• |
ide | kryesore

Albin Kurti paralajmëron protesta nëse formohet qeveri tjetër pa zgjedhje të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu në detyrë i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se partia në të cilën ai udhëheq mund të përkrahë protesta masive në vend, në rast se krijohet qeveri e re pa zgjedhje. Sot gjatë ditës, kryeministri ka zhvilluar një bisedë më gazetarët e “Sarajevo Calling”.

Përmes postimeve në Twitter, gazetari Jasmin Mujanovic ka treguar detaje nga biseda që kanë pasur me Kurtin.

Ai thotë se Kurti ka deklaruar se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend.

Kreu i qeverisë madje ka përmendur një fazë të destabilizimit për Kosovën.

“Kurti la të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protesta masive kundër çdo qeverie të re që mund të formohet. Shton se do të pasojë një “fazë e destabilizimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Albin Kurti ka pasur kritika edhe ndaj të dërguarit të posaqëm të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shton se e rëndësishme për ambasadorin Grenell është vetëm nënshkrim i marrëveshjes dhe jo përmbajtja e saj./ Express



9 Comments

  1. Ta ben pucin o bole, mund te protestosh sa te duash (si puna e lulit qe thote qe kam shqiptaret me mua por fiton 36% ose nuk shkon ne zgjedhje).
    Tani mund te rrije ne qeveri edhe te qeverisje por jo, fillove ti caje garin te gjithve me 1 deputet me shume.
    Tani bej ca vite ne opozite tw piqesh e je poc i papjek

  2. Ky tjeter zanat nuk ka,Veq me rrezu kamion e me protestu. U be KM me LDK qe banin mjaft numra ne parlament. Nuk diti te udheheq, e pernjemend meriton opoziten. Edhe ar ne fund te salles se parlamentit. Po keta veq protesta tjeter nuk dine.

  3. Qe protesta, kane protestu shume por asgje nuk kan arrite vec deshtime. Kunder Artisarit, Kosova u pavarsu, etj Lereni more keto cmenduri e merruni me ndonje pune te mencur. Se e lodhet kete popull.

  4. Do habitesha qe karilindurit mos kishin komente kunder kurtit?
    Standarti i duhur sigurisht jane zgjedhjet moniste, me mire akoma pa zgjedhje fare!
    Shkoni kullosni se ka mbire bari?

  5. Vetem nji gje s’kuptoj
    Te majte ne shqiperi Jane kunder te majtit ne Kosove .
    Kurse nacionalistet Jane me te majtin.
    CNA thote i paemri i perhershem
    Di gjo ky apo e Ka Bo Pak Vata me koken e vet.

  6. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu dhe per albinin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *