• |
ide | kryesore

Plagosja e policit/ Autori u hakmorr për gjobën pasi kishte dalë pa autorizim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korcës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin jug-lindor, ku një 48-vjecar plagosi një polic.

Sic thotë policia, ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak se 48-vjecari ishte gjobitur para disa ditësh nga polici në fjalë, pasi kishte dalë jashtë pa marrë leje.

Policia thotë se autori i dyshuar është tashmë në komisariat, kurse polici në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë thotë policia 

Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe  është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



4 Comments

  1. Ai korcari duhet dekoruar. Duhen me shume nga kjo marke . Do zoti “virusi|” i tij i kap

    shume nga qytetaret qe jane perkulur dhe jane bere njesh me token.

  2. E cfare faji ka ai djale i shkrete?? Ta mbyllesh ne shtepi me zor?? Ketu fytyrat e poshtra jane shteti dhe ato police qe pengojne njerzit. Me vjen keq per ate djale, te shpresojme te zgjohen edhe te tjeret.

  3. Shume dakort me komentuesit me siper, sidomos me Mutin e Kristaqit.
    Une mendoj qe shtetasi I.F. te shpallet Hero i Dmokracise me motivacionin; “Luftetar i paepur ne mbrojtje te Kanunit Sali Vicidolit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *