• |
ide | kryesore

Vrau gruan në Itali, shqiptari dënohet me 30 vite burg (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit e Bolonjës dha dënimin me 30 vjet burg për shqiptarin Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç, i cili goditi me thikë gruan e tij, Elsa Terziu.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes në Viale Dante në Piacenza.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Valter Giovannini në aktakuzën e tij, kërkoi konfirmimin e dënimit të shkallës së parë duke iu referuar “tërbimit të veçantë për gruan e tij, e cila më shumë se një herë u kishte treguar fëmijëve frikën se mos vritej”. 

Çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve kishte pasur probleme edhe më parë. Në momentin e ngjarjes, një nga fëmijët ishte në shtëpi duke lajmëruar policinë.

“Rreth orës 4 pasdite isha në shtëpi dhe dëgjoja vetëm ulërima”, tha një nga fqinjët për krimin e rëndë të 27 majit të vitit 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *