• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret protestë: Të hënën të gjithë në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Anëtari i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin Kombëtar, Robert Budina, u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen nesër në një protestë në orën 16:30. Budina u shpreh se ata mbrëmë kanë qenë në godinë dhe janë dhunuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe kanë tentuar t’i vrasin.

“Sot do vazhdojë kjo që ka filluar, njerëzit nuk mund të ndalen. Ajo që doja të komunikoj, nesër në 16:30 pasdite thërret një protestë gjithë popullin e Tiranës, për arsyen se mbrëmë natën kur erdhën na sulmuan, dhe kur jemi bashkë është e vështirë që të mposhtin. Ata tentuan të na vrasin, do protestojmë kundër tentativës për vrasje.

Ne nuk i kërkojmë askujt leje dhe ne do të protestojmë duke respektuar të drejtën tonë kushtetuese. Kemi vide që më kanë kërcënuar dhe kanë shkelur një zonjë që ra në tokë, ne kemi qenë në godinë dhe kanë ushtruar dhe dhunë. Policia po gënjen haptazi, krerët e policisë po gënjejnë haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi, por goditjet me fadromë filluam kur ne ishim brenda, kur policët po kapnin disa protestues brenda. Kundrejt kësaj tentative për vrasje ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Budina.



7 Comments

  1. Tani , o burra ti veme zjarrin. Meqe u shemb ngrehina, o burra te djegim e shkaterrojme ca gjejme perpara.
    O te mjere qe keqperdoreni, dhe nga kush!!!
    Burrnesha kryemadhi.

  2. Edhe una Sonila Meco do vje aty,me beni gati vendin se si duhet te rri.
    Kur te vij, para gjumit apo mbas gjumit?

  3. Na iku jeta protesta. Protesta kunder vefes e sudes, protesta kunder malokut, protesta kunder te gjatit.
    Po qejf, qejf kur do beje populli o i qivja udhet?

  4. A ju kujtohet Kinostudio e filmave “Shqipëria e Re” si e rrafshoi 200.000 metra2, Berisha, Rama dhe Meta?

    Pse nuk protestuat? Apo nuk ishte trashëgimi kulturore?Ku ishe ti budina kur u vodh prona publike te kinostudio por ju pushta moret zarfet dhe e mbyllet gojen,ssot nuk ju pjerdh njeri dhe keni tre vjet qe hani mut salihu e lulushi me shurre mone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *