• |
ide | kryesore

Vettingu në polici, ‘ngec’ drejtuesi i Forcës Lëvizëse Operacionale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmirësimi i situatës me COVID-19 dhe lehtësimi i masave të marra për mospërhapjen e tij ka rinisur procesin e Vettingut në forcat e policisë. Pas ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj, ky proces është rikthyer me vlerësimin e drejtuesit të lartë të forcave lëvizëse operacionale, Sokol Bizhga. Komisioni i jashtëm i vlerësimit konstatoi probleme për 2 apartamente në pronësi të Bizhgës.

Sipas komisionit për apartamentin në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 mln lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën vetting.

Mos përputhje ka dhe për shitjen e një apartamenti në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 mln lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 mln lekë. Për këtë Bizhga tha se shitja ishte kryer nga miqtë e tij pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.

Subjekti i vlerësimit nuk justifikon dhe disa paga gjatë në vitet 93 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka patur shpërblim për shkak të plagosjes në krye të detyrës.

Për kreun e forcave lëvizëse operacionale, komisioni vërejti probleme dhe për sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve. Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014 kur emërohet zëvendes drejtor, pa patur gradat e nevojshme.

Komisioni gjithashtu evidentoi faktin se drejtori i policisë nuk e kishte propozuar, por Bizhga u shpreh se e kishte propozuar ministri i asaj kohe dhe emërimi i tij ishte sipas ligjit.

Drejtuesi Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit.


4 Comments

  1. sokol bizhga perdoret si i do trapi , i ka rene vlera fare

    ishe dikushi ketu e 20 vjet , tani te perdor rilindja , me OFL shpikjet e Rames. Paske mbetur keq per nje rroge polici qelbesirash

  2. Merr nga thesi i ish sistemit, e fut ne thesin e rilindjes. Kete vetingu as qe e ka pare, sepse jane mbushur institucionet ligje zbatuese me bije, trashegimtare, e ishet, qe sot po militojne te sigurte nga ky pushtet, qe me te vertete i rilindi falangat e vjetra, e na i shet te reja, se me to do mbroje demokracine. Pra ata ishin dje, i kemi edhe sot me shumice ne ato organe. Perse valle, a skish te rinj, e njerez te pa implikuar qe te rradhiteshin ne ato organe? Sa te duash, bile jane lene pa pune, per keto i duhesh rilindjes pushteti, per rifreskimin e isheve e trashegimtareve.Nuk mund te flitet per nje veting te paster, ashtu sic e kerkonin aleatet, kur kemi mbeturinat brenda.

  3. Pse ju mendoni se po behet veting ? Keta po seleksionojne militantet dhe kriminelet e domosdoshem qe neser tju sherbejne me sy mbyllur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *