• |
ide | kryesore

Xhafaj, kritik ndaj ndryshimeve në ligjin për vettingun në polici

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është treguar kritik ndaj ndryshimeve në ligjin për vettingun në polici. Gjatë seancës plenare, Xhafaj u shpreh se SHÇBA nuk mund të bëj vettingun në këtë rast.

“Dikush mund të thotë se vettingu në polici është paranojë e ish-ministrit të brendshëm. Jam i keqardhur që ligji nuk u bë i zbatueshëm për dy vjet. Nuk eshte herezi ndryshimi i një ligji. Nuk besoj se ndryshimet janë të duhura. Vetingu nuk mund të bëhet nga SHÇBA. Cënohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit, por SHÇBA nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë vettingun.

Kjo do ngadalesojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar. Për më tepër që ka shumë pasuri të sekuestruara nga policia.  – u shpreh Xhafaj, ndërsa mbylli falën e tij në parlament duke theksuar se: Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim.



2 Comments

  1. Po turp,nuk ke more lab bastard?U bere gazi i Shqiperise dhe Italise,dhe prat nuk ze mend,bile edhe Rama,te dha duart,dje akoma ti me avazin tend,te japesh mend,edhe kur nuk t’i kerkon,me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *