• |
ide | kryesore

“Përplasje në fushë, maska në tribunë. Nuk ka kuptim”: Deschamps skeptik për situatën post-Covid

-Instant, Sport



Didier Deschamps aprovon zgjedhjen e Ligue 1 për tu ndalur e nuk vlerëson aspak kampionatet me dyer të mbyllura me rregulla të ndryshuara në fushë e në tribuna. “Kam ndjekur Bundesligën – tha Deschamps – e disa pamje më duken shumë inkoherente: shoh lojtarë që zhvillojnë një ndeshje me përplasje e kontraste e pastaj shoh në tribunë lojtarët rezervë me maska 2 metra distancë nga njëri-tjetri. Sinqerisht nuk e kuptoj. Në tribunë rreziku është më i madh? Cfarë inkoherence! Nuk më pëlqen”.

Ndalimi i kampionateve në Francë, sipas Deschamps, është gjëja më e mirë për tu bërë: “Eshtë një vendim i qeverisë që më duket shumë e kohës dhe e matur. E duhet ta pranojmë”. Për sa i përket ligave të tjera europiane: “Besoj që rifillimi – thotë ish mesfushori francez – i përgjigjet në radhë të parë një problematike ekonomike. Shikoni vendimet që ka marrë Spanja e Anglia: këto dy vende të mëdha të futbollit po planifikojnë rifillimin e Liga e Premier League, por kanë vendosur të mos rifillojnë kampionatet femerore, që gjenerojnë shumë më pak të ardhura. Luhet gjithcka aty!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *