• |
ide | kryesore

Basha takim në Vlorë: Situatë e rëndë ekonomike, qytetarët shkëmbejnë orendi shtëpiake për bukën e gojës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha takoi këtë të shtunë sipërmarrës dhe biznesmenë në qytetin e Vlorës.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se konsumi ka rënë dhe qytetarët janë detyruar të shkëmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e gojës.

Ai u premton bizneseve se me Partinë Demokratike në pushtet, ai do t’u japë sipërmarrësve lehtësira fiskale dhe thithje të investimeve të huaja.

Postimi i plotë në Facebook

Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë.
Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë.

U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura.

Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi.

Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.



5 Comments

  1. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.O loqe qe nuk u poqe kete quan opozite ti o lulzimja e salihut

  2. Perpara se te ushqejme pesimizmin, duhet te mendojme momentin qe jemi, e kush na coi deri ne kete gjendje, duke i besuar premtimeve mashtruese, e genjeshtrave ne cdo kohe. Populi po vuan per elementet kryesore te jetes, andaj, kush kerkon, dhe e do perparimin, dhe jeten ne zhvillim, nuk eshte e thene qe do kapim parajsen, por me mire, e me lehte njerezit ne moton e perditeshme do te jene, edhe nga domosdoshmeria e ndryshimit te sistemit Ramist. Ne ndrrimin e pushteteve, domosdo, qe njeri do ike, e tjetri do vije si kudo, por e keqia e ekonomise, dhe e nje pushteti monopartiak, ka psoja te gjata per popullin, pasi edhe e ka provuar, andaj, ne jeni qytetar, te ketij shteti, qe u njohet, e vuajtet, e pate se si nje pushtet qe genjen, e s;ka bere shume ne rritjen ekonomike te familjeve tuaja, me mire te kemi nje shprese tek ndryshimi, sepse ne kete ndryshim varet edhe shpresa per ta harruar kete kohe te rilindjes se rilindasve kuqale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *