• |
ide | kryesore

S’ka më leje ndërtimi në breg të detit, përveçse për PPP, investime strategjike dhe infrastrukturë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një projektligj që parashikon menaxhimin e integruar të bregdetit sjell në vëmendje në një nen të veçantë lejet e ndërtimit përgjatë vijës bregdetare. Ky nen përcakton tre raste përjashtuese për dhënien e lejeve në vazhdim ndërkohë që të gjithë ata që kanë ndërtuar do t’i nënshtrohen kontrollit të dokumentacionit mbi zbatimin e detyrimeve.

Të gjithë ata që gjenden brenda rregullave do të çojnë deri në fund kontratën me shtetin ndërkohë që nuk përcaktohet qartë se çdo të ndodhë me pjesën tjetër.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, invetimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike.

Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia kërkon nga institucionet përgjegjëse verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Agjencia verifikon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kontratat në fuqi të dhëna në bregun e detit. Kontratat të cilat pas verifikimit rezultojnë të rregullta mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit” thuhet në nenin 22 të ligjit për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare.

Ajo që bie në sy në këtë projektligj janë kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të cilat janë përmbledhur në 20 pika e që fillojnë nga mbrojtja menaxhimi dhe promovimi i bregdetit deri tek rregulloret e plazheve e monitorimin e aktiviteteve që kryhen në pjesën e bregdetit. Po kështu Agjencia menaxhon pronën publike në bregdet si dhe krijon regjistrin për pronën për të vijuar më pas me pastrimin e deri tek dhënia me qira. Të gjithë lejet zhvillimore dhe të përdorimit duhet të kalojnë për mendim nga kjo Agjenci.

Projetktligji parashikon edhe ngritjen e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit funksionon si organ kolegjial dhe kryesohet nga Ministri për Turizmin dhe Mjedisin.

Drafti parashikon edhe institucionet që përfshihen në menaxhimin e bregdetit duke vënë së pari Agjencinë Kombëtare e Bregdetit, bazuar në vlerësimin/qëndrimin e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit, për veprimtaritë që zhvillohen në bregun e detit dhe për aktivitetet e turizmit detar si dhe infrastrukturën e tyre;

Së dyti përfshihen njësitë e vetëqeverisjes vendore për veprimtaritë që zhvillohen në brezin e zhvillimeve të kontrolluara, duke bashkërenduar procesin me institucionet e përcaktuara në nenin 7 (komitetit dhe AKB) të këtij ligji.



8 Comments

  1. Pra toka do i kthehet shtetit me ne fund .
    Se zinin nga nje cope toke , ndertonin nje barange per shitje aranxhatash , dhe mbas 5 vitesh shikoje qe kane ngritur hotele aty. Dhe me e forta eshte se kerkojne dhe legalizimin e objektit dhe privatizimin e truallit.
    Ky eshte dhe problemi shum i madh ne vlore ku individed pasi kane zaptuar token ne bregdet kane marre dhe hipoteken per ate toke, dhe tani nuk ka asnje drejtor hipoteke qe e merr persiper vjedhjen qe eshte bere aty.

    ” Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, invetimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike.”’

    Pra vetem shteti ka te drejte te nderhyje ne kete zone.

    1. prit mer se ske pa asgje akoma , do duhet te kesh flatra qe te besh plazh ose do paguash sa ti doje bytha ketyre

  2. Shume vone o Piktor , shum von.
    Ta kishe bo ket ligj qe ne fillim kur more pushtetin.
    Tashi jane dhe me te komplikuara problemet se disa prej atyre kane marre dokumentin ne hipotek dhe nuk ke cfar ju ben fare se te hedhin ne gjyq ne Strazburg.

  3. QIJI ROPT KETI VENDI DHE KETIJ POPULLI SE AKOMA NUK PO TE THONE BABA ME PLOT GOJEN O PALOSHI I KURVES ANETE .

    1. Po mamaja jote cfare eshte , lavire ?
      Zgjebs qe vjen ketu dhe shan me liebr shpie njerzit .
      Cope muti je , asgje me teper .

      1. TE NGELI QEJFI SE THASHE TE VERTETEN O KURVE?
        IK MOR TE QIFSHA LIBRIN E SHPISE TY DHE KURRIZDALEVE SI TY O KURVE E RRAC KURVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *