• |
ide | kryesore

Drejtësi pas 21 vitesh, gjykata italiane rihap dosjen e vdekjes së shqiptarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Brescia në Itali do të hapë dosjen pas 21 vitesh për shqiptarin Bajram Muca, i cili humbi jetën në spitalin Chiari në rrethana misterioze. Sipas mediave italiane, shqiptari banonte në pjesën perëndimore të krahinës së Brescias dhe më 4 shtator të vitit 1999 u dërgua në spitalin e Chiarit, pas një sherri të ndodhur me disa persona të tjerë. Në spital ai kaloi në gjendje kome dhe më pas humbi jetën.

Nga autopsia doli që shkaku ishte sëmundja e meningjitit, por hetimi u pezullua derisa një tjetër gjykatës i Brescia-s vendosi të merrte përgjegjësinë që të merrej me çështjen. Nga një konsultim i ri i përgatitur nga prokurori, doli se burri nuk kishte vdekur nga meningjiti, por për shkak të dhunës që pësoi nga ata që e kishin grabitur. Për këtë arsye, gjykatësi vendosi të dërgojë në burg 41-vjeçarin Lulzim Rubjeca i cili tani do të akuzohet për vrasje me dashje. Gjyqi për për shqiptarin është planifikuar të hapet më 29 shtator të këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *