• |
ide | kryesore

Detaje nga të shtënat në Bulqizë, u kërcënua punonjësi i sigurimeve shoqërore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat e pasdites së sotme në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Deri tani dyshohet se është kërcënuar me armë Klodian Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore.

Para ngjarjes ai ka debatuar në telefon me një shtetas të identifikuar si Shpetim Kaja dhe të birin,  të quajtur Rinold, të cilët i kërkonin që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.

Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së koronavirusit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin.

Por kjo nuk e ka shuar konfliktin dhe sipas punonjësit Rinold Kaja ka shkuar para banesës së tij dhe ka qëlluar me armë në ajër.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nuk gjeti asnjë gëzhojë. Po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *