• |
ide | kryesore

Mjeku krahason shifrat: Sëmundjet e tjera vrasin më shumë se Covid!

-Instant, Lajme, Të fundit



Sëmundjet e tjera vrasin më shumë se Covid. Ndërsa interpreton shifrat e infektimeve me Covid, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë për Tv Klan se nisur nga të dhënat e vitit 2019, vdekjet nga Covid në ditë janë minimale.

“Dinamika normale e popullatës shqiptare flasim për 2019 në mesatare vdekshmëria është 59.7 persona në ditë. Covid po shkakton një mesatare prej 4 vdekjesh në ditë”.

Mjeku heq një paralelizëm me gripin në Britaninë e Madhe, ku gripi sezonal vret 5 fish më shumë se Covid-19.

“Problemtika e Covid-19 ka rënë nën nivelin e gripit sezonal atje dhe kjo për më shumë se 7 javë”.

Alimehmeti thotë se Covid është shumë herë më i rrezikshëm për moshat mbi 50 vjeç.

“Është shumë i rrezikshëm për njerëzit mbi 50 vjeç dhe sa më shkon mosha për lart, aq më i rrezikshëm bëhet në mënyrë eksponenciale. Në moshën 80-90 vjeç është disa herë më i rrezikshëm sesa gripi”.

Duke e krahasuar Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, epidemiologu thotë se vetëm pas disa javësh kurba e infektimeve mund të pësojë ulje.

“Maqedonia e Veriut është në rënie, të shpresojmë se po shohim të njëjtat shifra përditë. Ndoshta jemi shumë afër majës së valës dhe duhet të fillojmë një rënie pas pak javësh”.

Sipas specialistëve, në muajt Shkurt dhe Mars virusi ishte më agresiv dhe shkaktonte më shumë vdekje, ndërsa tashmë është më infektues./Tv Klan



10 Comments

  1. na u bene dhe Analista statistike…ketu po flasim per Covid qe ka ul ne gjunje gjithe boten ky tipi na flet kodra pas bregut…keshtu thonin dhe Italianet ne fillimit por doli qe Covid vrau me shume se sa Gripi e Kanceri bashke per vite te tera kshu qe mos na hapni barkun me keto te dhena…

    1. Vetete? Bej edhe ti nje Test. Per inteligjencen ama. Ne Itali jetoj dhe shifrat e INSTAT tregojne krejt te kunderten. Numri i vdekjeve totale per kete vit eshte me i ulet se vitin e kaluar. Jo se virusi nuk ekziston . Ekziston dhe vret sidomos personat me probleme mjekesore pregrese . Por covidi eshte njesemundje qe nuk ben dot statistike. Megjithe perpjekjet per ti kaluar per covid te gjithe personat e prekur por qe shkak kryesor te vdekjes nuk kane ate. Nuk e di pse po e bejne gjithe kete gjullurdi por koha do ta tregoje.

      1. Mos u beni te gjithe shkencetare! Ne Italia kane vdekur 36 mije persona nga covid Ulja e vdekjeve mund edhe te shkaktohet nga lock down. Mjafton te shumezosh aksidentet ditore per 90 dite dhe shifrat dalin….Te mendosh ndryshe nuk do me thene te mohosh evidencen!

      2. Jeton ne itali? Na i trego cik dhe ne keto shifrat e instat he xhan? te vdesin 34 mije persona brenda 3 muajsh dhe te thuash qe numri i vdekjeve eshte me i ulet se vitin e kaluar do te thote qe ose nuk di gje cfare eshte matematika ose je duke perdorur mall.

      3. Numri i vdekjeve deri ne maj te 2020 arriti rreth 300 mije kur ne 2019 numri total ishte rreth 600mije vdekje. Pra virusi ka patur nje impakt te rendesishem ne numrin e vdekjeve totale ne Itali, duke konsideruar ketu dhe periudhen e lockdown nga fillimi i muajit mars deri ne maj qe uli ndjeshem vdekjet rrugore ose aksidentale.
        Gjithsesi nqs jeton realisht ne Itali duhet ta dish qe istitucioni i statistikave quhet ISTAT dhe dyshoj qe je frekuentues i rregullt i portalit.

    2. Bravo sufllaqja e ManastirBuçes e fitove racionin për sot! O Test ty të rëntë kanceri këllirë e Ripjerdhjes !

    3. Fakti qe ti nuk ke intelektin e nevojshem per te bere apo per te kuptuar statistikat nuk do te thote qe kete gje nuk mund ta bejne as te tjeret.
      Ne gjunje boten nuk e ka vene Covid por e kane vene maset qe po meren nen pretekstin e Covidit.
      Mor analfabet matuf qe merr guximin te shkruash perrala ketu, vetem nga kanceri vdesin mbi 10 Milione njerez cdo vit, ndersa nga covidi jot i amshem keto 6 muajt e fundit kane vdekur me pak se 0.7 Milione njerez.
      Pra kete vit i bie qe te vdesin 7.2 here me shume persona me Kancer sesa me Covid.
      Pa marre ketu parasysh qe statistikat jane per te gjith te vdekurit qe kane pasur dhe Covid dhe jo per te vdekurit si pasoje e Covid-19.
      Keto 45 ditet e fundit ne Angli kane vdekur 2 here me shume njerez nga gripi sesa nga Corona.
      Ty more i mjere edhe sikur te thone qe qielli eshte i bardhe, apo deti eshte i kuq, ti prap do e besosh.
      Me vjen shum keq per dergradimin e nivelit te shoqerise, jo vetem tek ne por ne te gjithe boten.

      1. kur ske mend sti hajne as qente…
        kshu eshte kur te flet goja para mendjes por gjithsesi do te jap nje argument shume te thjeshte qe nuk e mohon dot.
        po pra e vertete qe Covid i ka shifrat me te uleta sepse Bota dhe ata qe e udheheqin u treguan me te zgjuar se ty dhe Ripjerdhja jote….ata vendosen masa qe te mos perhapej…nese nuk do kishte asnje mase atehere do flisnim bashke se si do i gjeje njerezit te shtrire neper rruge ashtu sic ndodhi ne Wuhan…behu pak me mendje kthjellet dhe perdor llogjiken dhe jo ripijerdhjen…
        te gjithe Shkencetaret e treguan qe Covid eshte 10-20 fish me vrases se Gripi….por u moren masat qe shifrat jane te uleta se po te ishte per Statistikat e Ilirit me Co. tani do ishit duke numeruar dhe te palosurit ne rruge…aman mos na hapni me barkun….

  2. Po, por Covid eshte moda.
    Me Covid ti je mbret, me Covid ti je pasha!
    Hahahahaha
    Doktor Iliri, po semundjet e tjera te lejojne t hapesh gojen, te lejojne te afrohesh dhe te besh turma, te lejojne te japesh doren……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *