• |
ide | kryesore

Protesta/ Ilir Alimehmeti: Kërkojmë audit për financat e bashkisë së Tiranës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Protesta para bashkisë së Tiranës është udhëhequr nga këshilltarët bashkiakë të opozitës që nuk janë lejuar të futen në godinë nga policia. Duke iu referuar skandalit të drejtorëve të bashkisë që kishin ngritur një skemë për zhvatjen e fondeve të bashkisë, këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, në një prononcim për mediat u shpreh i revoltuar për ndalimin që iu bë në hyrje të institucionit.

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt. Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *