• |
ide | kryesore

Demi Lovato, letër publike drejtuar babait të ndjerë : E falënderoj për cdo gjë që kam marrë prej tij

-Instant, Paparazzi, Slider


Së fundmi përmes ‘Vogue’ , këngëtarja Demi Lovato ka shkruar një letër  për babain e saj .

Në letër Demi flet për marrëdhënien  me të atin, Patrick Lovato. Pavarësisht raportit  me babain “abuziv”, ajo shprehet se është ende shumë mirënjohëse që ka trashëguar më të mirat prej tij.”Ishte përvjetori i vdekjes së tim eti, disa ditë pas ditës së Babait, periudhë shumë e vështirë e vitit për mua, por këtë vit diçka ndryshoi. Shkrova një letër mirënjohjeje për të, duke e falenderuar për gjithë gjërat që kam marrë prej tij. Ishte ky çlirim i bukur ndaj çdo inati që kisha për të që më bëri të kuptoj për herë të parë se nuk do të kisha më pengje në lidhje me raportin tim me të për gjithë pjesën e mbetur të jetës.”I ati i këngëtares ndërroi jetë në 2013-ën dhe njerëzit shpesh e kujtojnë për marrëdhënien e nderlikuar që ka patur me të ëmën e saj, ndaj të cilës thuhej se ushtronte dhunë fizike. “Isha shumë konfuze kur ai ndërroi jetë sepse ishte njeri abuziv. Ai ishte i keq, por donte të bëhej njeri i mirë dhe donte të kishte familjen e tij. Kur mamaja ime u martua me njerkun, ai kishte një zemër aq të madhe dhe shpesh thoshte se ishte i lumtur që Eddie po kujdesej për ne dhe po bën detyrën që do të donte ai ta bënte.”-u shpreh Lovato në 2015-ën.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *