• |
ide | kryesore

VIDEO/ Misteri i gruas të zhdukur prej 2 vitesh që u gjet e gjallë në mes të detit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks, Video



Një grua e zhdukur prej gati 2 vitesh është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë. Gjatë gjithë kësaj kohe familjarët nuk kishin asnjë ide se ku ishte 46-vjeçarja Angelica Gaitan deri më 26 shtator kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantik. Peshkatari që e gjeti tha se gruaja ishte në gjendje të dobësuar dhe me shenja hipotermie pasi kishte kaluar 8 orë në det.

Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se 2 vjet më parë u zhduk për shkak të dhunës së ish-bashkëshortit të saj. Ajo tha se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten, por më pas kishte ndërruar mendje. Angelica u shpreh në spital se ishte penduar për veprimin që bëri duke shtuar se Zoti e kishte shpëtuar nga mbytja. Se çfarë kishte bërë ajo në 2vitet e mëparshme dhe si përfundoi në det është e paqartë. Vetë ajo tha se për shumë kohë ishte endur rrugëve pas largimit nga shtëpia. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=aBpKYUVRMts



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *