• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, dyshohet se është mbytur në det

Lajme, Të fundit
kufomë



Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Sipas informacioneve trupi i përket një gruaje. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Policia dyshon se trupi kishte qëndruar dy ditë në ujë.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *