• |
ide | kryesore

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, shoqërohen disa persona në polici

Lajme, Të fundit



Një automjet që përdorej nga drejtoresha e Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës është djegur gjatë natës. Ngjarja është regjistruar në zonën e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar.  Makina ishte e parkuar në një garazh ku dyshohet se i është vënë flaka qëllimisht rreth orës 22:15 të së dielës.

Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *