Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi, thotë Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike.
Të gjitha projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Por vjedhja dhe abuzimi më i madh janë 3 PPP-të e inceneratorëve, shton ajo.
“Qeveria Rama shkeli mbi 10 procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.
Të tre këto inceneratorë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe vlera përfundimtare e faturës së tyre është 400 mln euro. 79 milionë euro janë paguar në total dhe nuk ka ffilkuar akoma puna.
Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre.
Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 mln euro (2 mln euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019. Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj-Mëritiri vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer.
E fundit, por jo për nga rëndësia; deri më sot asnjë zyrtar i lartë nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen dhe abuzimin me 400 mln euro të inceneratorëve.
25 Prilli është një mundësi për te cuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar kete vjedhje të hapur të buxhetit të shtetit.” – shkruan në Facebook Tabaku.
INCENERATORET E EDI RAMES JANE VETEN NE LETER 3 D NJE LLOJ SI YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU KUR MASTURBOJN ME FOTO TE FEMRAVE NE FACEBOOK
SPAK, eshte bere KAPS
Keto denoncime nga ana e pd -se jane kthyer ne bezdi, Rilindja vidh keta denonco, ri.indja vidh perseri e
keta denonco perseri e keshtu ky refren ka 7 vjet qe perseritet e perseritet. E cfare doli nga ky
denoncim ? Ju prish gjiza rilindjes se denoncuan keta. A dini te beni gje tjeter apo vetem nenonconi ?
A keshtu eshte opozita, denonco njehere ne jave dhe prit te shkaterrohet cdo gje se do tu vije radha
dikur.