• |
ide | kryesore

Dita e 17-të e grevës së naftëtarëve/ Punëtorët shqyejnë derën e rafinerisë, brenda nuk ka asnjë punonjës

-Instant, Lajme, Të fundit


Me thirrjet “Duam lekët tona” naftëtarët e Ballshit i janë drejtuar ambienteve të Rafinerisë dhe mbasi kanë shqyer derën kanë hyrë në ambientet e brendshme. Pasi çanë kordonin e policisë private, naftëtarë hynë brenda për ta gjetur rafinerinë krejt të braktisur, pasi asnjë punonjës i administratës e as pronari i kompanisë “ALLUM” nuk ishin aty. Duke mos gjetur askënd për t’i adresuar kërkesat e tyre naftëtarët kanë vazhduar marshimin përreth uzinës. Kryetari i sindikatës, Sokol Dautaj ka thënëë se kërkesat e tyre janë mjaft të qarta dhe se nga kjo kompani varet shumica e qytetit.

Në 3 shtator naftëtarët kanë firmosur kontratat dhe rrjedhimisht janë rikthyer në punë. Për sa i përket pagesës së tyre, kompania që administron rafinerinë është shprehur kohë më parë se do të kthejë vetëm pjesë të lekëve pasi sipas tyre një pjesë i takon për tu paguar nga kompania e mëparshme “Tosk Energy”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *