• |
ide | kryesore

Kompensimi i pronave, institucionet dërguan qindra shkresa, 44 vetëm AIDA për investime

Lajme, Të fundit



Institucionet shqiptare kanë dërguar qindra shkresa pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës duke kërkuar informacion nëse pasuri që kanë qenë me interes për investime apo privatizime ishin në listën e kthimit apo të kompensimit.

ATP në raportin e saj vjetor të vitit të shkuar citon se interesi ka qenë nga institucionet qendrore dhe vendore përfshirë këtu Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve, Bashkitë madje edhe Kryeministria. Konkretisht janë dërguar 533 kërkesa zyrtare që kërkojnë informacione të ndryshme.

E para është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) me 44 shkresa, ku është dhënë informacion mbi zona të ndryshme ku janë propozuar investime nga sipërmarrje në sektorin e turizmit, energjisë, ekonomisë nëse ka vendime me objekt njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave.

Së dyti Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 369 shkresa, ku është dhënë informacion nëse mbi pasuri të caktuara ka vendime me objekt njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave. Ky proces kryhet për arsye sepse subjekte të ndryshme kanë aplikuar pranë ASHK-së për procedurën e kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri më 10.08.1991 apo regjistrim të AMTP-ve.

Së treti janë bashki të ndryshme me 19 shkresa, ku është dhënë informacion kryesisht nëse ngastra pyjore, të ndodhura në ekonominë pyjore janë trajtuar me vendime për njohje, kthim apo kompensim prone.

Së treti Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Dega e Shoqërive Publike ku është kërkuar konfirmim nëse mbi prona të ndryshme të cilat janë në proces privatizimi ka vendime për njohje kthim apo kompensim prone dhe konfirmim për çmim të sipërfaqes së pronës shtetërore bazuar në VKM-në 89 datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Së katërti Ministria e Mbrojtjes, 4 (katër) shkresa në lidhje me pasuri të ndryshme me qëllim vijimin e procedurave të qiradhënies, është dhënë informacion nëse ka vendime për njohje, kthim/kompensim prone apo të drejtën e parablerjes.

Së pesti 31, ku është dhënë informacion nëse mbi pasuri të ndryshme objekt gjykimi ka të miratuara vendime për njohje kthim apo kompensim pronë si dhe nëse ka të administruara pranë ATP-së, kërkesa të pa trajtuara me vendim për Gjykatat e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm si dhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Së pesti Kryeministria 3 shkresa, me anë të së cilave është kërkuar mendim për projektvendime të ndryshme të propozuara nga Këshilli i Ministrave.

Së gjashti 126 janë kërkesa nga Sektori i Përfaqësimit Ligjor, në lidhje me vlerësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe analizimin e akteve të ekspertimit duke u referuar në kërkesë-paditë e përcjella nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Gjykatat e Apelit, Avokatura e Përgjithshme e Shtetit apo Avokatët e Shtetit në Nivel vendor./ Revista “Monitor”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *