• |
ide | kryesore

Sot shqyrtohet kërkesa e Belerit për betim në GJKKO/ Omonia njofton protestën para SPAK

Arkiva
Beleri: Më arrestuan si arrestohen terroristët



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri do të zhvillojë ditën e sotme shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, aktualisht ndodhet në paraburgim me akuzën e blerjes së votës, kërkon leje për t’u betuar para këshillit bashkiak. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Omonia iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kohë kur është përcaktuar të mbahet edhe seanca gjyqësore.

“Një tubim njerëzish, përfshirë miq dhe të afërm nga Himara, pritet të jenë jashtë gjykatës për të shprehur mbështetjen për Belerin, i cili ndodhet në burg prej shtatë muajsh”, shkruan media shtetëror greke ERT.

“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postimin e Omonias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *