• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një grua hyn në kishë dhe ndërpret martesën: Ky është burri im!

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një grua e tërbuar hyri në një kishë bashkë me fëmijët e saj duke kërkuar ndalimin e një ceremonie martesore sepse dhëndri ishte… burri i saj. ngjarja ndodhi në Lusaka, kryeqytetin e Zambias, por është bërë virale në të gjithë botën pas raportimit të medieve vendase.

Atë ditë Abraham Muyunda i tha gruas me të cilën kishte 3 fëmijë se ishte duke shkuar në qytet për punë, por në të vërtetë do të shkonte të martohej me dikë tjetër. Raportohet se gruaja e mësoi nga fqinjët për atë që po ndodhte dhe nxitoi për në kishë për të ndalur gjithçka.

Në video ajo dëgjohet duke thënë: “At’, kjo martesë nuk mund të vazhdojë. Ky burri këtu është burri im. Unë nuk e di se çfarë po ndodh. Ky burrë këtu është burri im. Ne nuk jemi divorcuar ose grindur” – thotë ajo ndërsa dhëndrri mban fytyrën me duar.

Videoja ndërpriten përpara se të mësohet se si është zgjidhur problemi, por mediat lokale raportojnë se ai arrestuar pasi ligji e ndalon poligaminë. Në Zambia ka dy sisteme të ndryshme martesash, njëra bazuar në të drejtën zakonore dhe tjetra në ligjin modern të statutit.

Nëse akuzohet dhe dënohet për bigami, Muyunda mund të përballet me deri në 7 vjet burg sipas ligjeve të Zambias. Mësohet se nusja e tij e re e dinte se ai ishte i martuar dhe madje e kishte paguar ajo ceremoninë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=61JyZCujX1w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *