• |
ide | kryesore

Autoriteti i Konkurrencës heton 24 depo farmaceutike në Shqipëri, i gjobit me 1-2 milionë lekë

-Instant, Lajme, Të fundit


Disa depo farmaceutike të cilat kanë rritur çmimet e maskave, alkoolit dhe gel-dezinfektanteve në mënyrë të pajustifikuar janë hetuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Janë 24 depo farmacish të gjobitura për sjellje në kundërshtim me VKK nga Autoriteti, të cilat nuk kanë bashkëpunuar dhe as kanë informuar për vendimet e tyre.

Gjobat për depot e farmacive variojnë nga 1 milionë lekë në 2 milionë lekë. Sipas Autoritetit këto depo farmacish kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *