• |
ide | kryesore

Akuzat e SPAK për favorizim të kompanisë farmaceutike, reagon Ilir Beqaj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beqaj



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij, asaj të detyrimit me paraqitje pranë një oficeri të BKH-së.

“Deri tani nuk ka asnjë provë faji. Pa dyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i detyruar të pres vendimin e gjykatës”, tha midis të tjerash Beqaj. Ai u pyet edhe për hetimin e fundit të nisur ndaj tij.

“Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”, shtoi më tej.

Lexo më tej: Hetime të reja nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, qeveria shkarkon Ilir Beqajn 



2 Comments

  1. Sulmet e Berishës ndaj SPAK e GJKKO, Brozi: Drejtësia, zero tolerancë për tiranin që gjakosi vendin e pasuroi familjen e tij,shpellkare berishista maloke e cecene mblidhuni dhe masturbohuni me foton qe lapsi ju ka vene shijojeni jeten,ajo eshte e shkurter,salihu serb ju la shendene,tani revolucionin do e vazhdoje Muli e gei Gazi

  2. doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *