• |
ide | kryesore

Hetime të reja nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, qeveria shkarkon Ilir Beqajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beqaj, Opozita kërkon hetim parlamentar për 4 koncensionet e shëndetësisë



Pas hetimeve nga SPAK, Ilir Beqja është larguar nga grupi negociator i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Largimi i Beqajt vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë në favorizimin e një kompanie farmaceutike që bashkëshortja e tij rezultonte aksionere.

Vendimi për largimi nga ky grup është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Jona Suli. Në këtë grup janë larguar edhe Ervin Mete dhe Mimoza Koçiu, pasi morën drejtimin e dy ministrive.

Vendimi:

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;
b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;
c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.
Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



5 Comments

  1. Sulmet e Berishës ndaj SPAK e GJKKO, Brozi: Drejtësia, zero tolerancë për tiranin që gjakosi vendin e pasuroi familjen e tij,shpellkare berishista maloke e cecene mblidhuni dhe masturbohuni me foton qe lapsi ju ka vene shijojeni jeten,ajo eshte e shkurter,salihu serb ju la shendene,tani revolucionin do e vazhdoje Muli e gei Gazi

  2. doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

  3. Bejini, bejini llogarite me apriori, shpifje, trillime, fiks si baballaret kriminele qe ju kane lene ju kodoshe, qe me gjerizin e qelbesirave ku ini mbledhur, nuk dini tjeter qe te kapeni pas PD,se, kur ajo nuk ka as me te voglen pushte, por persekutohet nga bijte e kurvit, e fatkeqesisht mbroni hajdutlleqet , korruptimet, drogen, poshtersite e rradhitur pas sektit te krimbave rilindas.Kjo tregon se ju ini te pa ndreqeshem, me ndjenja e deshira kriminelesh, bastarde me pushtet te vjedhur.Rreflektoni qelbesira, sikur nje here te veteme e mos na beni politika kodoshesh., kjo ndodh ne se e konsideroni vehten popull, por ju jeni butake te pa besueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *