• |
ide | kryesore

Aksionet e SPAK/ Çfarë e lidh Ilir Beqajn me pronarët e farmacive

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beqaj-SPAK, sterilizimi



Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se kontrolli ka nisur që prej mesditës së sotme, në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqaj.

Kontrolli në “Delta Farma” dhe farmaci të tjera është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, e po ashtu edhe kompjutera.

Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive, dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.

Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj.

Kontrolle në këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.

Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave.



12 Comments

  1. Prek kohesh Beqaj duhet te ishte ne burg, ashtu si Vilma Nushi

    Arben Hametaj eshte pronar dhe i restorant Ulliri, Nobis ne palase, Yamato etj. Po nuk i nderpret e sekuestruar te ardhurat nuk eshte goditur krimi

  2. Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Po salihu qe para 20 vjetesh duhet te ishte ne burg o malok cecen

    1. Te qi….t ndonje malok çeçen me lesh ne byth o ripjellsa, aty shkruhet qe I.Beqja po hetohet per korrupsion ti shkruan sali Berisha.
      Beqja me shok ka 10 vjet qe po na rruajn taksat ti thua Berisha eshte non grata ,o koqe ka dhene 1.5 miliard euro PPP ky beqiri ti ripjellso thua e ka fajin Saliu ,suksese ne jete ripjellso

  3. Ai ka kuptuar se janë orët e fundit. Fakti që shkoi sot në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin. Me këtë rast, i vuri kryq edhe thashethemeve se do të pushtojë zyrën. Ai sot ka shkuar për t’u ngujuar në shtëpi si i arrestuar. Dhe la porositë e fundit, tha që nuk jam më. Ai e di që nuk do të jetë kurrë më jashtë burgut. Ka një kohë të gjatë tani brenda në arrest. Është duke paguar një gjë të madhe që i ka ndodhur Shqipërisë në pushtetin e tij”

  4. Po le o te mos jete me.
    Meqe e konsideroni normale te izolohet nje lider e deputet, i cili eshte zgjedhur me vote dhe per me teper ne hetim dhe pa prova.
    Merruni me keta qe jane e po vjedhin nder te tjera dhe vullnetin e shqiptareve.

  5. Nje nga zinxhiret e farmacive ne Tirane i perket Beqaj. Shume thone “orange” por thone se mund te jete edhe “net farma”..

  6. Ujku ujku ujku por çakalli bën kërdinë ka thenë i mençuri popull.
    Beqja Beqja Beqja dhe askush nuk merret me kërdinë që bëri pasardhësja gojortare e Beqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *