• |
ide | kryesore

Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e kinemave

-Instant, Lajme, Të fundit


Është zbardhur udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e kinemave në të gjithë vendin. Sipas udhëzimit në hyrje të kinemasë do të matet temperatura për këdo që dëshiron të ndjekë një film. Ata që e kanë temperaturën mbi 37.5o nuk do të lejohen të futen. Nëse rezulton se ka një rast pozitiv që ka qenë në kinema, atëherë i gjithë ambienti do të lahet dhe do të dezinfektohet.

Rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online. Mes shfaqjeve do të ketë 15 minuta pushim për pastrim dhe ajrosje. Maska do të mbahet nga klientët dhe nga personeli gjatë gjithë kohës që janë në mjediset e brendshme të kinemasë. Mes karrigeve/ndenjeseve do të ruhet një distancë prej 1.5 metrash dhe do të shënohen qartësisht ato që nuk mund të përdoren. Brenda ambienteve të kinemasë nuk do të lejohet konsumimi i pijeve apo ushqimeve.

Urdhri për hapjen e kinemave është marrë dje nga Ministria e Shëndetësisë, pas 7 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë. Ndërkohë të mbyllura vijojnë të qëndrojnë teatrot.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *