• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni çfarë ka ndodhur në pankinën e Liverpool në derbi: gjumë në kulmin e tensionit tek Reds

-Instant, Sport



Caoimhín Kelleher është kapur nga telekamerat ndërsa flinte në pankinë, pas Jurgen Klopp, gjatë 2-2 spektakolar e plot tension mes Liverpool e Everton. Nëse derbi i ka mbajtur të tensionuar përpara tv miliona spektatorë, me dëmtimin e frikshëm të Van Dijk, përmbysjet e rezultateve e në fund golin e anulluar të kuqve, Kelleher flinte, duke marrë tashmë shi fyerjesh në rrjetet sociale.

Caoimhin Kelleher, portieri 21 vjecar i Liverpool, është kapur nga telekamerat në pankinë, ndërsa flinte me kokën mbështetur tek poltrona.Ndër të tjera, Kelleher ishte ulur pikërisht pas Jurgen Klopp, të cilit natyrisht nuk do ti ketë pëlqyer gjesti. Në rrjetet sociale, kanë vërshuar fyerjet për portierin, sigurisht i kritikuar për mos respektim të fanellës dhe punës së skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *