Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar projekt-buxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2021. Basha e konsideron buxhetin si më të papërgjegjshmin dhe gënjeshtrën më të madhe në 30 vite në Shqipëri.
“Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite, dhe tablo më e qartë e Ramës ndaj shqiptarëve, shqiptarët përballë një njeri, që edhe në muajt e fundit zgjat dorën në xhepat e shqiptarëve.
Kam këtu tabelën se sa kontrata PPP ka planifikuar Rama të japë për vitin që vjen. Kurrë s’ka qenë më e qartë zgjedhja e një qeevrie, të zbatojë planin me 5 pika apo të vijojë vjedhjen deri në ditët e fundit të saj”, deklaroi Basha në konferencën për shtyp.
Amaaan o Ramaaa . Zbatoooo plaaanin e PDs me 5 pikaaaa.
Po LSI ka ndonje plan me 6 pika ?
Tani te dalin te gjitha partite dhe te bejne planet e tyre me shume pika dhe ti kerkoje Rames qe ti zbatoje ato.
Se cka qene nje konge labe: letra me tete pika nga Kina e Amerika…