• |
ide | kryesore

Inceneratorët që po djegin propagandistët e PS-së

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Ka një pyetje që po e dëgjoj gjithnjë e më shpesh këto ditë: “Si është e mundur që këta të rilindjes dalin në TV për të sqaruar akuzat për inceneratorët dhe bëjnë çdo gjë tjetër përveç kësaj”?


Kjo dilemë është një e drejtë automatike, e kujtdo që mëton të sqarohet nëse denoncimi që ka dëgjuar është i vërtetë apo i gënjeshtërt. Por, në këtë rast nevoja për të kuptuar po rezulton të jetë një mision i pamundur.


Edi Rama shkoi në “Opinion” përballë gazetarëve dhe në vend të hidhte poshtë me shifra dhe me fakte akuzat, mjaftohej vetëm me tregimin e dy forografive (si ka qenë dhe si është sot). Ai predikonte se rëndësi kanë vizionet dhe jo detajet, duke anashkaluar dhënien e 72 milonë eurove pa garë, krijimin e monopolit të plehrave për një njeri të vetëm, PPP-të e paguara jo me eurot e privatit por me ato të buxhetit dhe bujarinë me paratë e dhuruara për punën e pakryer.
Përpos spektaklit të shëmtuar me bashkëbiseduesit, ai nuk tentoi të sqaronte asnjë gjë, veç njollosjes personale të atyre që ngrinin pyetje.

Lexo më tej:

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Pak ditë më pas, ish ministri i mjedisit Lefter Koka, që formalisht ka nënshkrimin kryesor në këtë mega aferë, u soll në “Open” sikur e kishin katapultuar nga një planet tjetër. Pyetjeve se si kishte përzgjedhur një kompani pa asnjë lloj përvoje, se si qe vendosur ti jepeshin asaj aq miliona sa kërkonte, kur ne s’kemi specialistë për vlerësimin e inceneratorëve, se si i gjithë shteti qe vënë në lëvizje brenda një dite, ai u përgjigjej me justifikime se nuk e mbante mend dhe se ishte lajmëruar vetëm dy orë përpara për emisionin (kur skandali ka katër vite që zjen në mjedisin politik).
E vetmja taktikë që i kishin sugjeruar, qe të përplasjej me Jorida Tabakun.

Së fundi, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kur pyetej për lidhjen miqësore me bashkëjetuesin e zonjës, emri i të cilës del si pronare e koncesionit, rekej të shpjegonte se mes dy vetave që ndajnë të njëjtin shtrat, nuk ka asnjë lidhje. Ai zgjidhte kakofoninë e përballjes me gazetarët, para qëllimit primar, sqarimit të publikut.

Në të njëjtën linjë, prej gati dy javësh edhe mediat pro qeveritare anashkalojnë thelbin e problemit, pra atë nëse tre koncesionet e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit, janë apo jo një histori korrupsioni, por rendin të kapen me detaje, si lapsuset e gazetarëve, fotot e vjetra të Sharrës, apo me faktin nëse u lanë përfaqësuesit e opozitës të hynin në territorin e inceneratorit të Tiranës.

Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

Po të bësh një bilanc, të kësaj mënyre sjelljeje në mbrojtje të investimit për djegjen e mbetjeve, ai është tepër i dukshëm: asnjë argument se ku kanë shkuar paratë, por trajtimi si plehra i aryre që ngrejnë këtë problem.

Dhe këtu lind një pyetje: përse rilindja që shquhet për propagandë të sofistikuar ka zgjedhur këtë strategji? A nuk e kuptojnë kaq gjë, se duke u futur në një debat dhe duke u shmangur nga thelbi i tij, del i humbur në sytë e spektatorëve? Se duke mos dhënë përgjigje për akuzat, e shton edhe më shumë dyshimin kolektiv për to? Se duke u marrë personalisht me artikuluesit e tyre ke bërë të kundërtën e qëllimit për të cilin ke dalë në debat?

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

Natyrisht, spin doctors-at e Ramës e dinë këtë.

Ata mund të akuzohen se kanë dorë, por jo se s’kanë tru. Ata janë të ndërgjegjshëm se betejën me argumenta e kanë të humbur.

Dhe pikërisht për këtë ata kanë vendosur të mos luajnë me arsyen dhe me logjikën, por me pasionet dhe emocionet. Prandaj ata kanë vendosur të mos merren me çfarë thuhet, por me faktin se kush e thotë.

Kjo mënyrë sjellje, tipike për minorancat që duan të mbajnë shtrënguar rradhët që mund tju shpërbëhen, ka një rrezik.

Sepse heqja dorë nga faktet dhe argumentat, përpjekja për varrosjen e tyre, mund të bëhet alibi për çdo krim të nesërm, nga vjedhjet e ardhshme me PPP e deri tek grabitja e zgjedhjeve.

Dhe kjo me sa duket është strategjia e re e rilindjes: heqja dorë nga bindja e një shumice që kërkon prova, për të besuar dhe radikalizimi përmes emocioneve i një pakice kamikazësh të cilët janë të aftë të të vijnë nga pas në çdo mëkat.

Në këtë kuptim, afera e inceneratorëve është paralajmërimi më i mirë i asaj që do të shohim deri në 25 prill. Me sa duket rilindja ka vendosur ti djegë propagandistët që reken të ngrenë një teori bindëse, qoftë edhe duke bërë një amalgamë të pavërtetash.

Ajo thjesht do të përçajë dhe të radikalizojë, që të sundojë. Ajo ka vendosur të sillet si një minorancë që kërkon të imponohet jo përmes arsyes, por përmes dhunës.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Ku jane “Spin doctors-at e Rames”qe nuk po komentojne?Pra vertete qe ata paskan “tru” dhe prandaj akuzohen ,e kane dore ne keto afera…..

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO ME URDHER TE EDI RAMES PER TE SHMANGUR KETE VJEDHJE TE PASTER ,PO LEHIN SE SI PRESIDENTI JA DHA PASAPORTEN NJE FUTBOLLISTI TE TIRANES thotë:

    KOT PO TENTOJN TA FSHEHIN KETE MEGA VJEDHJE ZOTI BUSHATI DUKE LEHUR RILINDJA ,VETEM ATO DOKUMENTET QE STAFI I LAPSI .al I KA NXJERR DJE TREGOJN TE GJITHE AKSIONIN E VJEDHJES SE EDI RAMES

  3. E mbyllin heret sot…dite e premte @Krist :)))

    Sa per editorialin e Bushatit, nuk jam dakord me argumentat e tij…deri tani nga perballja qeveria po na del qelibar, na paska bere nder, duhet t’i bejme ndonje permendore! Pasi opozita po kerkon te fitoje politikisht me fakte te fabrikuara (ato realet nuk po i nxjerrin: pyes veten pse?). Nderkohe Rama ben si i cmendur se nuk di cfare te thote dhe nis tigrin ne opinion te cmontoje akuzat idiote te opozites, duke ja arritur qellimit (eshte i zgjuar ai, duket qe e ka qepur vete PPP). Rakipllari kupton ne mes te emsionit qe e kane cuar mish per top dhe meket. Pyetjet e Montorit, pavaresisht tonit armiqsor, jane asiste per golat e Ahmetajt. Si perfundim: Ndeshje e shitur… si te gjitha kauzat e opozites keto 7 vjet!!!

    1. Pasi e përfundove së shkruari këtë “antisubjktivizmin” tënd ,jam kurioz të dij se ai pe duartë nëse i ke akullore si të Gjushit ?
      Kur shkruan se “kauza e opozitës ka dështuar”, a mos i gëzohesh kauzës së korrupsionit apo të kthimit të Shqipërisë në Columbinë e Europës ?
      A mos kujton se kauzat politike mbështeten tek të folurit pa pushim si gramafon i prishur për të zhurmuar të tjerët, apo për gjuhën “poetike” me tigan, tepsi e kazanë ?
      A e paska fituar kjo qeveri e krimit kauzën e saj se ka gra që hanë dhjetë burra po të kritikohet kryetari ?
      Shqipëria ka mbase nevojë urgjente jo për inceneratorë që të djegin plehrat, por për impiantë laboratorikë të përpunimit të ca plehrave me dy këmbë , që janë të dashuruar me plehrat me dy këmbë.
      Ta siguroj o “antisubjektiv”, që në Europën perëndimore ku jetoj prej gati 30 vitesh, një kryeministër karagjoz si Rama nuk do të qëndronte në detyre as 12 ditë e jo më të pretendojë të qeverisë 12 vite.
      E kjo që them nuk është “subjektive” por një realitet që falë internetit po e shohim edhe ne mbi një milion emigrantët, e jo më shqiptarët që kanë ngelur në Shqipëri, që ju është bërë surrati i Edi Ramës që e shohin përditë në ekrane, fytyra më e urryer.

  4. Bushat po sikur me te thone une ty qe mami jot eshte kurve? Kot.
    Dhe kur ti nuk i pergjigjesh akuzes, une dal e them. E shikoni, mami Bushatit eshte kurve.

    1. O trimi !
      Nuk janë këtë punë me të thënë por me të bërë.
      Është pak punë e ngatëruar ajo se cila femër është “kurvë” e vetë ti nuk e di se a është e tillë jot ëmë apo jot motër.
      Di ti që ndonjë politikan apo qoftë edhe Bushatin që të ketë dalë në publik me prapanicë e hallate zbuluar ?
      Kemi parë kryeministrin nudo në foto e kemi parë një gazetar adhurues të tij duke u masturbuar me video-porno
      A nuk është ky një “kurvllëk mashkullor” i provuar me fakte
      Cilin burrë shteti ke parë që në takime protokollare ndërkombëtare të shkojë me këpucë atlete e poture ?
      Nuk po flas për politikanë europianë, por a ke parë ti ndonjë politikan shqiptar që të ngërdheshet si majmun, e të ofendojë apo kërcënojë gatzetaret femra ?

    2. Sa per te te shuar kureshtjen @emigrant: duart e mia jane aq te pastra, sa kur shtrenguan duart e minstrave e zevendeskryeministrave te 12 viteve te fundit, shume pak kohe me pas ketyre i dolen video apo regjistrime audio e u detyruan te dorehiqen. Jo se dua te jem supersticioz, por eshte fakt. Fakt qe me ka bere te kuptoj qe kushdo qe vjen ne pushtet, do vjedhe e do pasurohet ne kurriz te shqiptareve. Keshtu qe nuk me ben fare pershtypje a do rrije Rama edhe 4 vjet, apo do vije Basha. Te dy e kane treguar veten qe jane ustallare. Ti je 30 vjet emigrant dhe i sheh gjerat nga larg… une jam ketu cdo dite dhe e kam ndjere ne kurrizin tim babezine e seciles pale politike keto 30 vjet.

  5. OR YMER GELBAZA PO KY GREGU ESHTE DJALI I EDI RAMES APO KRISTAQ RAMES-?! SE TURPIN FAMILJAR EDI RAMES JA PUBLIKOJE ,TANI KOT JE BYTHLEPIRES DHE ZAGAR I TIJ thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KOL SALLAKU SKYPE CARLO BOLJA BOLINO DHE BATON HAXHIU MOS SHKRUANI KETU TE LAPSI.al OR ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA DHE LAL DHJERI

  6. Tani, me shume se kurre, do te shihen ata qe kane marre nismen dhe duan ta vazhdojne Reformen ne Drejtesi – Ambasada e ShBA!!!!!
    Kane kohe deri ne 25 prill gjithsesi!

    Sa per te prekurit nga kjo afere e dukshme, jane thjesht ne panik, se nuk i oret veyem humbja e zgjedhjeve, por humbja e disa pasurive dhe ndonjerin edhe e lirise!

  7. U tha se u skualifikua nga listat e PD, Tritan Shehu kundër Komisionit: Vendimin e merr vetëm Basha, Kryesia dhe Këshilli,kjo puna e zgjedhjeve ne pd fallco e thote pinjolli i salihut topi eshte i lulzimes dhe e gjuan Salihu,ajri I qyteteve pastrohet ju bushat shkruani pse nuk mori pjese e vet kunati I lulzimes,njelloj si me firme viktoria te Unaza e Re

  8. OR ANDI DHE ZOTI BUSHATI PSE NUK E LAJMERONI YMER GELBAZEN KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO NE POLICI,SE NUK I LEXO ASNJERI PORTALET E TYRE DHE E BEJNE COPY-past DHE I HEDHIN KETU POR PAEMER

  9. Ka dicka te vogel qe tha mbreme ambasadorja amerikane. Fjalet ishin per ata qe dine te lexojne mes rreshtave. Pasi hoqi dore nga perrallat me peshq te medhenj, pasi deklaroi se ishte ne Shqiperi per te perfaqesuar interesat e shtetit te saj, pasi foli per shume gjera tha dicka qe u duk e parendesishme per SPAK-un i cili tani i ka te gjitha kushtet qe te punoje. Ke po godiste Kim? Qeverine qe s’ka lene gje pa vjedhur? SPAK-un qe fle ose ben sikur fle? Apo te dyja bashke? Duket se ishte nje gjuaktje me sponde per te dyka bashke, por le ta shohim. Problemi qendron nese “drejtesia e re” qe deri me tani i ngjan me shume asaj te vjetres te paraviteve 90, do zgjohet nga letargjia ne te cilen e kane vene politikanet. Ose e thene ndryshe, a do veprojne SHBA si katalizator per te vene ne levizje SPAK-un? Ajo fraze e thene thjesht dhe pa shume zbukurime te ben te besosh se kjo do ndodhe sidomos nese do rizgjidhet Trumpne Amerike. Por ajo fraze ka te beje edhe me kerkesen qe njerezit te zgjohen nga gjumi dhe te kerkojne dicka me shume. Sa per debatet televizive dhe per spin doktorsat e Rames, eshte deri diku e pranueshme teoria e Bushatit, por menyra se si po i lajne duart njeri pas tjetrit te gjithe ata qe hane marre me punen e inceneratoreve, menyra se si po e justifikojne se te gjitha veprimet u kryen brenda nje dite , kur dihet qe per te marre nje vertetim te thjeshte duhet te sillesh per dite te tera ne zyrat e shtetit, mund te shterngoje vetem rradhet e spiropalisteve. Sa per sqarim, spiropalistet jane ata qe kane perfituar shume nga pushteti dhe koeficienti i tyre i inteligjences nuk i lejon te kuptojne se cdo gje e ka nje fund. Shkurt hesapi, degjoni fjlaimet e Spiropales dhe do e kuptoni se pse eshte i tille nje spiropalist.

  10. Po pse i bini kaq gjate o lapsi, beni nje llogari false ne facebook edhe na nxirrini me emra edhe mbiemra pronaret e vertete ne parajsen fiskale

  11. YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL,PO MASTURBON NEPER VENDE PUBLIKE SI MANJAK SEXUAL thotë:

    OR ZOTI BUSHATI KAM NJE PYETJE POR JU LUTEM ME TREGONI SINCERSHT,BESON SE KA FEMER SE JAP YMER GELBAZA KELLIRES ME AT SURRAT TE SHEMTUAR SI ESHTE,

  12. ZAGARI I TREDHUR NGA ISA MORINA HASHIM THACI DHE EDI RAMA ESHTE ZHDUKUR FARE KETO DITE ,BATON HAXHIU thotë:

    NJE TJETER ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA NUK KA LEHUR ENDE ,BATON HAXHIU,EDHE AI ESHTE NJE BYTHLEPIRES I EDI RAMES

  13. 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë.

    Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave,per te gjithe shpellkaret e cecenet e kudo ndodhur te salihu supen e keni falas deri ne 25 prill

  14. ZAGARI YMER GELBAZA U PLAKE DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT DHE GRIDA DUMES NE FACEBOOK thotë:

    OR YMER PSE SHKRUANI KETU TE LAPSI.al ?

  15. Bushat si gjithmon ok; po jo e re si Taktik po e vjeter tashme. Pse me vjedhjen e votave si u sollen apo u harrua apo te tjerat; vec dhun e fyerje personale keta rilindasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu