• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë gafe e Netos me Alaves: Barcelonën e shpëton ‘Djalli i vogël’

-Instant, F1, Sport, Video



Barcelona nuk shkon dot më shumë se 1-1 në shtëpinë e Alaves e sikur të mos mjaftojnë, Real Madrid është në vendin e parë në kampionat. Për Ronald Koeman asgjë nuk shkoi si duhet në sfidën kundër Deportivo Alaves, me katalanasit që në euforinë e fitores në transfertë me Juventus në Champions, neglizhuan në Liga, duke rrezikuar madje edhe të humbisnin.

Blaugranat e panë veten në disavantazh në minutën e 31-të dhe ëhstë një nga ato gola që lënë gjurmë në ndeshje. Neto është protagonisti negativ, në një episod ku u përfshi edhe Pique. Katalanasi kthen topin pas tek portieri brazilian që u ngatërrua me topin duke i dhënë mundësinë Riojas të rrëmbente topin dhe ta dërgonte i pashqetësuar në rrjetë.

Barcelona e rriti presionin në kërkim të barazimit, por Alaves ishte shumë i kujdesshëm në prapavijë dhe u duk se mund të rezistonte deri në fund. E megjithatë, planet e Machin u prishën nga dalja nga fusha e Jota në minutën e 62, që mori të verdhën e dytë, duke e lënë Alaves në inferioritet numerik. Aty përfitoi Griezmann që barazoi rezultatin një minutë më pas, por megjithë tentativat e Messi e të tjerëve për të përmbysur rezultatin, në fund Barcelona duhet të kënaqet me një pikë, që e mban në vendin e 12 me 8 pikë, por një ndeshje më shumë për të luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *