• |
ide | kryesore

Ndëshkohen 627 qytetarë dhe 2 administratorë lokalesh që nuk zbatuan masat anticovid

-Instant, Lajme, Të fundit


627 qytetarë dhe 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative pasi nuk zbatuan masat anticovid. Si rezultat i kontrolleve policore, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 627 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.


1 Comment

  1. O antinjeriu, o bastardi, krimineli edvin kristaqi, mos i nxirr zagaret e ruajttjes dhe kultivimit te droges, veshur me unifirme policie, me blloqe gjobash neper duar, por jepu kuti me maska, qe t’ia shperndajne qytetareve qe s’kane vene maska, neper rruge!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *