• |
ide | kryesore

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro

Arkiva, Planet
Apple



Komisioni i BE-së gjobit Apple për abuzim në treg. Kompania njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit.

Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 1.8 miliardë eurosh për gjigantin e teknologjisë Apple. Kompania amerikane ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg duke shitur aplikacione transmetimi të muzikës për përdoruesit e iPhone dhe iPad përmes dyqanit të saj digjital të aplikacioneve, njoftoi autoriteti i Brukselit.

Sipas Komisionit, Apple ndalon ofruesit e tjerë të transmetimit muzikor që të shesin abonime në iPhone dhe iPad: kështu ata nuk lejohen të japin informacion për çmimet, ose të përfshijnë lidhje me faqet e internetit përmes të cilave mund të merret një abonim. “Kjo është e paligjshme sipas rregullave të BE-së,” argumentoi Komisioni.

Menjëherë pas njoftimit, kompania njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Sipas avokatëve të Apple, Komisioni i BE-së nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për dëmtimin e konsumatorëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *