• |
ide | kryesore

Amerika voton/ Biden kryeson me 223 vota elektorale, Trump numëron 145

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të ethshme dhe duket se rezultati do të mbetet për tu shpallur deri sa të numërohet edhe vota e fundit. Rezultatet e deritanishme flasin për një kryesim të kandidatit demokrat Joe Biden me 223 vota elektorale përkundrejt atij demokrat Donald Trump që ka marrë 145 vota. Gara është shumë e ngushtë mes tyre dhe vendimtare për të zgjedhur presidentin e ri të SHBA-ve do të jenë tetë shtete.

Biden ka arritur të kryesojë në shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.

Nga ana tjetër Trump ka “rrëmbyer” shtetet e: Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *