• |
ide | kryesore

Prej ditësh në intubim pas infektimit me Covid-19, ndahet nga jeta aktori Koço Devole

-Instant, Lajme, Të fundit


Një lajm i zi ka ardhur për artin shqiptar ka ardhur në orët e para të së dielës. Aktori i humorit shqiptar, Koço Devole është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare. Prej disa ditësh ai ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante nga leuçemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh ai ka humbur jetën. Devole jetonte në Tiranë me djalin, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza janë zhvendosur në SHBA. Kjo e fundit kishte ardhur në Shqipëri gjatë ditëve të fundit për t’i qëndruar pranë të atit.

Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karrikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.


8 Comments

  1. Ngushellime familjes.
    Do te na mungosh te gjitheve.
    Por nuk e kuptova nga se vdiq. Nga Covid u negativizua, thuhet ne shkrim, pra e fitoi betejen sic keni qejf ta thoni, por u rishtrua pasi kishte probleme me leucemine.
    Pse e permendni qe ne titull “Covid”?
    Nese u “negativizua”, nuk ka vdekur nga Covid.
    Nese ka vdekur nga Covid atehere cfare lloj “negativizimi” i kane bere mjeket tane “heronj”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *