• |
ide | kryesore

Manastirliu e mohon se Koço Devolen e nxorën nga spitali dhe e kthyen sërish

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishin të shumta dëshmitë se aktori i humorit Koço Devole që humbi jetën nga koronavirusi fillimisht doli nga spitali pasi u tha se u përmirësua, por u rikthye aty pas një përkeqësimi të menjëhershëm. Por ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka mohuar këtë dhe tha se do të ketë një reagim zyrtar.

“Unë nuk mund të përgjigjem konkretisht për asnjë rast. Ju lutem mos më pyesni në këtë mënyrë. Unë jam shumë e prekur për këtë humbje të madhe. Nuk besoj se është ashtu. Për rastin e zotit Devole do të ketë një sqarim zyrtar. Unë nuk besoj se ai është nxjerrë nga spitali dhe është rikthyer sërish brenda disa orëve. Nuk ndodh kjo gjë,” – tha Manastirliu në Opinion.



3 Comments

  1. Kot merreni me kete. Kjo eshte vetem megafoni i Rames. Spitali ka doktore dhe drejtore. Ata pergjigjen per procedurat mjeksore..

  2. Tek Opinioni i Fevziut, veç ministreshës së shëndetësisë për Shqipërinë, ishin thirrur edhe dy ministra e zv/ministra të Kosovës e Maqedonisë , edhe ato shqiptarë.
    Këta të dy e pranuan që me pandeminë janë bërë edhe gabime nga qeveritë e tyre, kurse Manastirliu , si Rama, nuk pranonte asnjë ganim.

  3. O Ju injorantet e Lapsit Aktori kishte dhe nje semundje tjeter leoqemin por kur ishte ne spital u permisua nje her dhe kerkoji te shkonte ne shtepi por me pas shkoj prap ne spital sepse u perkeqesua serish dhe semundjet qe jan si tumori leoqemia kanceri jo covit por dhe nje grib i leht te kapi keto lloji semundjesh pershpejtohen prandaji mos flisni kot broqkulla dhe shpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *