• |
ide | kryesore

Hetimi i SPAK te “Sterilizimi”/ Rama inspektim te “Shefqet Ndroqi”: Askush të mos mbetet i pandëshkuar

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodhen për inspektim mesditën e sotme në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Rama tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore. Më tej shton se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit, madje tha se procesi nuk do bllokohet për shkak të arrestimeve.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”- thekson kreu i qeverisë.



19 Comments

  1. shume te lumtur qe tani ne spitale ka kontrroll te vazhdueshem e askush nuk mund te kryej shkelje pasi do ndiqet penalisht

  2. Cdo dite po shohim kontroll ne terren nga qeveria dhe me kryeministrin ne krye, e vetmja qeveri qe po e coni vendin shume perpara

  3. Mire more 4 sufllaqexhinjte e ridhjerjes, qe paskeni marre urdher te beni pis Internetin me keto budallalliqe, ky Skenderbeu i Spiropalles nuk dinte gje? Po letrat qe i derguan dhe i thane qe po vidhet? Po pergjegjesite per parate e taksave qe u vodhen ne PPP te ndryshme kush e mban? Kush i paguan keto para? Po 112 milione € e Becchetit kush i paguan?
    Po qe ne USA nuk shkon dot si i behet? Po qe i eshte krijuar nje qeveri ne burg nuk di gje ky?
    Pra jane vjedhur disa miliarda dhe ky nuk e kish vene re? Ne rast se eshte keshtu le te rrije ne shtepi me gjysem vellain e tij dhe te beje ca piktura

  4. Askush mos te ngelet pa ndeshkuar thot palloshi!? Ti maskara duhet te ndeshkohesh I pari dhe te tjeret pas teje! Po ku eshte drejtesia qe do te ndeshkoj ty ?????? Drejtesia e bere me motren e ndrikulles Balluku,apo te kunatit te Mimit? Ti ia ke kaluar edhe babait tend shpirteror per propagande o mavije! Ti po I jep Syrin e kalter Italise nje veper kriminale qe askush nga parardhesit e tu nuk e ka bere per me shume se 100 vite! Po keta sufllaqexhinjte e palloshit cfare I gjeti sot ? Fuck you Rea,Megi etc patronazhista qe keni shitur menderen per nje sufllaqe!

    1. Sa naivë që jeni more shqiptarë !
      Vërtetë kujtoni se këto medemek 5 -6 komente si kakërdhia të njëllojta i ka bërë ndonjë grup patronazhistësh ?
      Nuk keni dëgjuar gjë që dymetroshit i ka hyrë në tru që të aplikojë në Shqipëri edhe për propogandat e tij bajate “inteligjencën artificiale” ?
      Me një të shtypur të butonit e do ju nisen mediave me mijëra copë komentesh standarte me emra të ndryshëm që i vijnë në ndihmë Spiropalit.

  5. Sa naivë që jeni more shqiptarë !
    Vërtetë kujtoni se këto medemek 5 -6 komente si kakërdhia të njëllojta i ka bërë ndonjë grup patronazhistësh ?
    Nuk keni dëgjuar gjë që dymetroshit i ka hyrë në tru që të aplikojë në Shqipëri edhe për propogandat e tij bajate “inteligjencën artificiale” ?
    Me një të shtypur të butonit e do ju nisen mediave me mijëra copë komentesh standarte me emra të ndryshëm që i vijnë në ndihmë Spiropalit.

  6. Sa Shqiptare kane vdekur, se NUK u investuan miliona euro, per kryerjen e operacioneve qe son NUK behen ne Spitalin Publik???

    Ka prioritete. Duhen dhene miliona tek nje koncesionar, per checkup dhe sterilizing, kur keto mund te beheshin nga personeli I Spitalit.

    Ky eshte krim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *