• |
ide | kryesore

Manastirliu sqaron arsyet e kufizimit të lëvizjes në orën 22:00

Lajme, Të fundit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar pse është vendosur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në orën 22:00 të mbrëmjes.

Manastirliu shtoi se janë mjekët ata që nxjerrin konkluzione mbi burimet dhe rrisqet e aktiviteteve që shtojnë mundësinë e përhapjes së infeksionit.

“Sot dalin dhe dy urdhrat për marrjes së këtyre masave, duke nisur nga 22:00 e ditës së nesërme të datës 11 nëntor, në sqarim të qytetarëve që pyesin se ka dhe nga ata që mund të priren të bëjnë humor me virusin, dikush me sëmundjen e dikush me autoritetet, pse ora 22:00 e jo 21:00, pse virusi del natën, mund të jenë të gjitha këto pyetje, ne kem disa grupe ekspertësh, shumë ekipe që janë të bashkërenduar me njëri tjetrin në përgjigje të pandemisë.

Ekspertët kanë deklaruar qytetet me risk të ulët, moderuar e të lartë, kanë dalluar edhe zonat e aktivitetet që shtojnë përhapjen e virusit.

Baret, restorantet lokalet e orëve të vona janë një burim i përhapjes së infeksionit, pra nuk është se virusi del natën por aktivitetet ku njerëzit relaksohen dhe janë më shumë të rinjtë apo grupmoshat e të rinjve deri në 45 vjec që më pas dhe nga statistikat e analizuara janë ata që janë dhe infektuar, pra ka pasur trend të lartë të infektimeve dhe shkaktarë të përhapjes së virusit në grupmoshat e tjera.

Grupmposha që ka pësuar rritje të infektimeve është 25-45 vjec”, tha ministrja.


2 Comments

  1. Asgje nuk mora vesh per arresyet e csktimit te kesaj ore e jo nje tjetre.
    Ju lutem, kush e kupton te me sqaroje. Mbase jam edhe i trashe, por logjiken e ketyre zuskave te ripjelljes nuk e kuptoj.

  2. Pyetje:
    Keto qe vendose per kufizimet pas ores 22:00 mos valle jane te njejtet qe vendosen dhe per perdorimin e maskave edhe ne rruge ndersa per vete nuk i mbanin as ne ambiente te mbyllura (e provuar me foto) ?
    Ky vetem Shtet qe nuk mund te quhet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *