• |
ide | kryesore

Kufizimi pas orës 22:00, këto janë tre zonat problematike në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me hyrjen në fuqi të karantinës së dytë të pjesshme në gjithë vendin, policia e kryeqytetit i ka “sytë hapur” për atë që ndodh në tre zonat më problematike të Tiranës.

Nga patrullimet e efektivëve, është vënë re se zona e Astirit, ajo e ish Bllokut dhe “Don Bosko” janë më problematiket sa i takon sjelljes së qytetarëve, grumbullimeve dhe mos respektimitë të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”, tha Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Mziu në Top Channel.

Ziu theksoi se ditën e djeshme policia e shtetit u angazhua duke ndërgjegjësuar qytetarët, por në rast se ata përsërisin sjelljet e tyre, atëherë ai tha se do të aplikohet gjoba.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *