• |
ide | kryesore

Përplasja mes mjekëve për të sëmurët tek Sanatoriumi/ Si qëndron e vërteta

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ka qenë një klithmë dëshpërimi ajo e mjekut Dritan Koçia mëngjesin e kësaj të diele nga ambulancat e Sanatoriumit (spitali Covid 2). Me qëllimin për t’i zgjuar nga gjumi menaxhuesit e pandemisë, që janë Ekspertët e Komitetit, Ministren e Shëndetësisë dhe Kryeministrin Rama rreth orës 03:00 të mëngjesit, Koçia përshkroi një situatë rrënqethëse në oborrin e spitalit.


“Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje” shkruajti Koçia, ndërsa vazhdonte me lutjet që qeveritarët të hapin sytë dhe të marrin vendim për hapjen e spitaleve rajonale, pasi sistemi po kolapson dhe se “nesër do të jetë vonë”.


Lexo edhe: Thirrja e mjekut: Ju lutem hapni Covid 4 qoftë edhe me infermiere për oksigjenimin e pacientëve

Mjekut nuk iu përgjigj asnjë prej atyre që ai u drejtoi thirrjen. Në vend të “ekspertëve” , ministres Manastirliu apo kryeministrit Rama, në profilin në Facebook të ERTV u shfaq Arjana Strakosha, nëndrejtoresha e QSUT.

Përmes një video-mesazhi ajo përgenjeshtroi kolegun Koçia, ndërsa tregonte pas krahëve shtretërit bosh të pavijonit të tretë në spitalin Covid3.

“Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve, ndërkohë sikurse të gjithë e dimë nga skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurë edhe covid4 , natyrisht kur të mbushen kapacitetet e covid1, covid 2, covid3” tha Strakosha duke hedhur poshtë fjalët e kolegut të saj. (VIDEO KETU)

Por si qëndron e vërteta?

Situata tek Sanatoriumi, spitali Covid 2, në orët e paradites së të dielës ishte njësoj siç e përshkruante mjeku Dritan Koçia në mesazhin e tij. Nga raportimi i gazetarit Maksi Rama në Abcnews (VIDEO KETU) ishin 7 ambulanca me 7 pacientë të prekur nga Covid që qëndronin në ambjentet e jashtme të godinës, në pritje që një shtrat të lirohej për të sëmurët.

Sipas raportimit live të gazetarit, pacientët në gjendje të rëndë e merrnin oksigjenin brenda autoambulancave ndërkohë që, familjarët e irrituar nga mungesa e kapaciteteve, i qëndronin afër për orë me radhë në përpjekje për t’i dhënë sado pak ndihmë dhe duke kërkuar hospitalizim. Gazetari tregoi se drejtuesit e spitalit nuk jepnin dot asnjë shpjegim se përse qëndronin këta të sëmurë me orë jashtë spitalit duke marrë oksigjen brenda në ambulanca.

Ç’ka e bën akoma më të rëndë denoncimin e mjekut Koçia është se situata ka qenë e ngjashme prej disa ditësh. Ditën e premte në 21 Nëntor, gazetari Erjon Skëndaj në News24 raportoi live se (Video mund të shihet KETU) kapacitetet e spitalit ishin në maksimum prej datës 15 Nëntor.

Vetë Skëndaj ishte dëshmitar se prej disa orësh ambulancat me të sëmurë qëndronin jashtë spitalit sepse nuk kishte më vende.

“Janë 3 autoambulanca që qëndrojnë prej një ore të parkuara, kur dimë që brenda tyre ka pacientë. Ajo që përsërisim është fakti se këtu s’ka vend në urgjencë, jo më në pavion. Duhet të lirohet një vend në urgjencë që të futet një tjetër Familjarët kanë pasur edhe momente tensioni ndaj bluzave të bardha që po bëjnë të pamundurën, e shikojnë pacientin që ndodhet aty, iu ndryshohet bombola e oksigjenit aty, por asgjë nuk ka ndryshuar”,- tha Skëndaj.

Skëndaj ka raportuar të njëjtën situatë alarmante edhe më herët. Kështu, në 19 Nëntor, ambulancat me të sëmurë parkonin për disa orë në oborrin e spitalit, para se pacientët të futeshin brenda, pavarësisht se ishin në gjendje të rëndë.

“Fluks pacientësh në Sanatorium, kemi 4-5 urgjenca në orë që mbërrijnë. Urgjenca është e mbingarkuar dhe janë të parkuar dhe 3-4 ambulanca në pritje të shtrimit. Sanatoriumi po përjeton të njëjtën situatë si Infektivi kur të gjitha urgjencat e Tiranës dhe Jugu i vendit përplaseshin në Infektiv” tha Skendaj në raportimin që mund të shihet më poshtë.

Më herët, kryeministri Rama u kishte dhënë vetë përgjigje kritikave të mjekëve. Por gjatë emisionit Open, kreu i qeverisë kaloi në zhvlerësime, fyerje dhe ironi për ata që kanë trajtuar qindra pacientë dhe kanë qenë pikë referimi për menaxhimin e situatës.

Lexo edhe: Skandali/ Si i fyeu dhe ironizoi Rama dy mjekët e njohur Sulçebe dhe Mezini

Ndërsa kriza e kapaciteteve spitalore po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbuluar dhe kur kredibiliteti i “ekspertëve”, Manastirliut dhe Ramës është në ditët më të këqia, duket se rruga për të krijuar kakofoni është përplasja mes mjekëve. Në njërën anë janë ata që nuk pranojnë më të heshtin dhe në anën tjetër, ata që pranojnë të rreshtohen para kamerës së ERTV.©Lapsi.al

10 Comments

  1. Mire te na i bejne se secili nga ne shef bythen e vet dhe jo te miren e perbashket. Kane me vite te tera qe na vjedhin, shkelin lirite e te drejtat tona dhe shesin interesat kombetare. Kur ne menyre kriminale u kapen te gjitha pushtetet heshtem. Tani kot sa ankohemi se
    nuk ka kush na degjon. Ata ia kane arritur qellimit.

  2. Nfoshta mungojne targat e autoambulancave dhe kush ishin shoferet.
    Qe te jete i plote nje investigim duhet dhe gjatesia makines dhe capaciteti me benzine apo nafte.
    Duhet gjithashtu dhe nje harte e detajuar e vendit ku jemi ndoshta edhe nr i kepuces se mjekut.
    Jeni shume te vertete,e ca pastaj..kush e rruan.aman te mos jemi ne dore te Bashes se akoma s’kemi mare parate e permbytjes se Bunes ne Shkoder(kam nje investigim te plote per kete,nuk ka gje se ka kohe ,njerzit vdesin njelloj)
    Dicka do te ndodhe edhe nqs nuk ka ndodhur.

  3. Kujt duhet ti besojmë ?
    Ti besojmë karagjozit Rama apo syve ?
    Ti besojmë nëndrejtoreshës së QSUT që në koridoret e dhomat bosh të një spitali të tretë na thotë se nuk ka pacientë, apo syve tonë që shohin në oboret e dy spitaleve ambulanca me pacientë që presin në mes të ftohtit në ambulanca derisa të lirohet një shtrat për tu hospitalizuar ?
    Ti besojmë Tao Pallës që thotë se nuk i besoj Bashës e shefit amerikan të EULEKS po i besoj një Bellanice që sheh ëndra me sy hapur ?
    Ti besojmë një oficeri të policisë që akuzon Tao Palllën se e ka kërcënuar që të mos arrestojë, birin e Rahman Rahjes apo të besojmë kokëkatërqosheliun që edhe pa hapur gojën , kur e sheh, të ngjall ndjenjën e mosbesimit ?
    Të besojmë “mikun” e Vuçiçit se i djeg shpirti për Kosovën, apo të besojmë Bashën, që si jurist mori pjesë në gjyqin kundër Millosheviçit ?
    Qenka pionieri i Enverit Tao Palla anti rus e është Basha, juristi shqiptar me origjinë nga Kosova historikisht e mohuar nga serbët e rusët, si “agjent rus” ?
    Qenkan Berisha e Basha komunistë e qenla antikomunist ky katundari i trashë nga Librazhdi që mban akoma në shtëpi portretet e Enverit , e qenkan antikomunistë edhe disa “marksistë leninistë” të Kosovës ?

  4. Per cfare eshte prokuroria e dreqit, cfare ben SPAKU, cfare bejne ambasadoret e leshit qe ngriten e shemben struktura qe nuk duhen e qe behen pale me krimin.

    Po po krimin se kjo eshte kriminale.

    Ne France policia dhe prokuroria kontrolluan shtepine e Ministrit te Shendetesise ne detyre.

    Ju qe nuk veproni e flini gjume mos I hengshit eurot e ketij populli apo taksat e vedneve nga vini. TURPPPPP

  5. E kontrollova me G PS vendin e ambulancave dhe del qe ato Jane ne pazh Genjeshtare te shtetit.Turp
    Sa te vije Mziu ne fuqi dhe Muli pa ta shihni coronen,e bejme zapp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu