• |
ide | kryesore

Spostohet dhoma mortore e Maradonës: përplasen tifozët me policinë

-Instant, F1, Sport


Incidente në Buenos Aires gjatë homazheve për Diego Armando Maradonën. Pas një radhe të gjatë me shumë se 20 blloqe, njerëzit kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të nderuar të gjithë heroin e tyre e në këtë moment kanë nisur përplasjet mes tyre dhe forcave të rendit. Gjithcka ka ndodhur në afërsi të Casa Rosada.

Përplasjet, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat argjentinase, kanë shpërthyer sepse njerëzit kanë kërkuar të mbahen më gjatë hapur homazhet për Diegon, që ishin programuar të mbylleshin në orën 16 argjentinase. Kështu, gjatë radhës në Avenida de Mayo shpërthyen konfliktet e para me policinë.

Pas këtyre incidenteve ka ardhur vendimi i familjes së Maradonës për të zgjatur orarin e homazheve, por për shkak të kaosit, që ndodhën si jashtë ashtu dhe brenda Casa Rosada, dhoma mortore e Maradonës është spostuar nga pallati presidencial i Buenos Aires për në varrezat Jardín Bella Vista. Në këtë moment Casa Rosada është mbyllur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *