• |
ide | kryesore

Nuk iu bind urdhrit, polici ekzekuton 25-vjeçarin në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës në Tiranë, në zonën e Laprakës ku një 25 vjeçar është qëlluar për vdekje nga një polic. Sipas njoftimit të uniformave blu i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. Viktima është Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”. 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje  dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

Punonjësi i policisë i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *