• |
ide | kryesore

Rita Ora flet për lidhjen e saj me Rob Kardashian: E kam harruar atë

-Instant, Paparazzi, Slider


Këngëtarja Rita Ora së fundmi ka folur për marrëdhënien e saj me Rob Kardashian.

Në një intervistë për ‘Sunday Times’,Rita rrëfeu se gati sa e ka harruar fare që dikur ishte në lidhje me Rob.“Oh, e kam harruar atë”, tha ajo kur u pyet se si ishte të ishe në lidhje me një anëtar të familjes Kardashian.“Ishte një marëdhënie e shkurtër . Isha aq e re. Ishte kënaqësi. Ishte shumë, shumë argëtuese, mendoj. Kjo është gjithçka që mbaj mend”, u shpreh këngëtarja. Menjëherë pas ndarjes, Rob postoi në rrjetin e tij social ‘Twitter se   këngëtarja e kishte tradhëtuar shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre. “Kur një grua të tradhton me një burrë, unë mund të jetoj me të. Njerëzit bëjnë gabime, më besoni. Kam falur shumë herë.Por kur një grua nuk e respekton veten duke u ngatërruar me më shumë se 20 burra ndërsa është në një lidhje me një burrë besnik. Unë thjesht nuk kuptoj se si një grua mund ta bëjë këtë në trupin e saj. Dhe karriera juaj nuk është nisur akoma. Unë nuk e duroj pazotësinë. BESNIKE”,  shkroi atëherë Rob.Këngëtarja, aktualisht është në lidhje me producentin Romain Gavras, ndërsa më parë ka qenë në lidhje me emra tjerë të njohur si: DJ Calvin Harris, aktorin Andrew Garfield dhe djalin e stilistit Tommy Hilfiger, Ricky Hil.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *